Qe për çka po debohen uzurpatorët n’Prishtinë!

policiaaanjoftimi

Policia e Kosovës mbasi ka lirue objektet e uzurpueme, në dyert e tyne ka vendos edhe njoftimet perkatëse.

Në njanin prek këtyne njoftimeve të vendosun në nji lokal që ndodhet pranë sheshit ‘Zahir Pajaziti”, jepet edhe sqarimi për bllokimin e objektit.

“Kjo pronë e paluejtshme në bazë të urdhnit të Gjykatës nr.pp.nr 111/ 16 datë 05.05 2016, i asht nënshtrue sekuestrimit te përkohshëm.

Hyrja aty nuk asht e lejueme. Ata që hynë pa leje mund t’i nënshtrohet arrestit”.

Njoftime të njajta janë vendos edhe në dyert e lokaleve të tjera të uzurpueme si në lokalin “Bab Club” që ndodhet afër Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Përveç këtyne dy lokaleve, akcione të tilla janë tue u zhvillue dhe pritet të zhvillohen edhe në 7 apo 8 lokacione tjera.

 

njoftimipolicia