Qe cilat rruge i bllokon Komuna e Prishtinës për 1 Maj

Komuna e Prishtinës ka ba nji plan në lidhje me Ditën Ndërkombëtare të Punës, 1 Maji.

Simbas nji njoftimi nga komuna, me rastin e kësaj dite ndalohet qarkullimi i tana automjeteve, përveç autobusave të “Trafiku Urban”, linja nr. 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura” dhe automjeteve emergjente gjatë 1 dhe 2 majit në drejtim të Parkut të Gërmisë, ndërsa linja nr. 5 e transportit publik, punon simbas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.

Siç njofton komuna, pika e fundit për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia”, “Taukbahçe” dhe restoranteve “Vila Gërmia”, ”Freskia” dhe ”Lira”, do të jetë: kryqëzimi i rrugëve: “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi”, kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.

Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë, deri te pishina, do të bahet ekskluzivisht me autobusë të “Trafiku Urban”, linja 4.

Simbas komunës, inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, për datat e cekura, do të: parandalojnë shërbysit e paautorizuem që të bajnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve, organizojnë kujdestari, me qëllim të ruejtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktueme.