Qe prej kur kanë me u pague sigurimet shëndetsore

Nga mueji Korrik, simbs ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, ka me fillue mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore.

Por, nga kjo datë nuk nënkupton edhe marrja e shërbimeve bazue në pagesat e sigurimit, mbasi ofrimi i shërbimeve ka me fillue disa muej mbasi të grumbullohet fondi.

Nga Korriku i këtij viti, pritet me fillue mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore. Kështu, gjithë të punësuemit kanë me marrë nga 3,5 për qind rrogë ma t’vogël neto, derisa 3,5 për qind tjera kanë me u pague nga punëdhanësi, shkruen “Zëri”.

Së paku, këtë datë si fillim i implementimit të Ligjit të Sigurimeve Shëndetësore e planifikon i pari i shëndetësisë kosovare, ministri Imet Rrahmani.

Pagesa e premiumeve nënkupton pagesat mujore, tremujore ose vjetore për sigurim shëndetësor që paguhet në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ministri Rrahmani ka thanë se ky proces në sistemin shëndetësor asht nji nga ma t’randët.

“Në Këshillin Ekonomik Social kemi pas nji prezantim. Të gjitha punët janë krye rreth përgatitjes së fillimit të mbledhjes së premiumeve dhe funksionalizimit të sigurimeve shëndetësore. Unë me përgjegjësi të madhe them që mueji Maj dhe Qershor janë muejt përmbyllës të Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me mbledhjen e premiumeve”, ka thanë Rrahmani. /Zëri/