Qe pse asht shty raportimi për demarkacionin!

demarkacioni

Komisioni Shtetnor për Shënimin e Vijës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, lidhun me demarkacionin asht dasht me raportue sot para Komisionit të Integrimeve Europiane.

Për shkak të mungesës së deputetëve që nuk ishin të pranishëm asht anulue raportimi dhe pritet të bahët javën e ardhshme.

Murat Meha së bashku me anëtarët e tjerë nuk kanë raportu sot në Komisionin për Integrime Europiane në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Arsye e anulimit asht mungesa e kuorumit.

Luljeta Veselaj – Gutaj, deputete e PDK’s dhe anëtare e Komisionit për Integrime Europianë ka thanë se për shkak të mungesës së anëtarëve asht anulue raportimi.

“Raportimi për demarkacionin me Malin e Zi asht anulue dje për shkak të mungesës së kuorumit dhe për arsye se opozita po i bojkoton mbledhjet”, ka thanë Gutaj.

Simbas saj, kryetarja e Komisionit për Integrime, Njomza Emini, asht në nji udhëtim në SHBA derisa nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti asht jashtë vendit me disa aktivitete.

Ajo ka thanë për Express se pritet që javën e ardhme të mbahet mbledhja dhe të bahet raportimi.