Qe pse nuk ka me u largue njiherë EULEX nga Kosova

Autoritetet në Kosovë thonë se po zhvillojnë bisedime të nivelit politik me Bashkimin Europian për mundësinë e vazhdimit të mandatit të misionit europian për sundimin e ligjit, EULEX, që duhet me përmbyllë mandatin e tij më 12 Qershor. Ata thonë se çashtjet teknike për mandatin e ri kanë përfundue.

Misioni i EULEX, nji prej misioneve ma të mëdha në historinë e Bashkimit Europian, u shtri në Kosovë me ftesë të autoriteteve të vendit, pak ditë para shpalljes së pamvarësisë së Kosovës, për me ndihmue shtetin e ri, në fushën e sundimit të ligjit.

Mandati i EULEX u ripërtëri në vitin 2014, por autoritetet në Kosovë që prej atëherë thanë se po punojnë që misioni me përfundue punën e tij mbrenda afatit prej dy vjetësh, sa iu zgjat mandati.

Përmbyllja e këtij mandati bahet në Qershor të këtij viti, por bisedimet për vazhdimin e punës së EULEX’it, kanë hy tani në nji fazë përfundimtare.

Besnik Berisha, këshilltar i Jashtëm për çashtje të Drejtësisë në zyrën e kryeministrit të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thotë se egziston nji gadishmëni e përgjithshme e të gjithë pjesëmarrësve në negociata, që EULEX’i, me i përfundue të gjitha rastet, në të cilat asht i angazhuem, qoftë në hetim apo në gjykim.

“Asht arritë nji pajtueshmëri për disa çashtje, por ende sa i përket afatit dhe mundësisë së marrjes së landëve të reja nga EULEX’, nuk asht finalizue. Dhe, besoj se kjo çashtje ka me u trajtue në nivel politik dhe në ditët në vijim, kemi me pasë rezulltate”.

“Çashtjet teknike janë çashtjet në vazhdim për me sigurue nji mbarëvajtje të të gjitha procedurave që kanë fillue, qoftë në Prokurori, qoftë në gjykata, me kusht që qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët janë subjekt i ndjekjes penale ose gjykimeve nga gjyqtarët, respektivisht prokurorët e EULEX’it, mos me pësue dhe mos me pasë vonesa për nji ditë të vetme”, thotë Berisha.