Qe qysh asht stolisë shtepia e Thaçit n’Burojë!

Shtëpia e kandidatit për President Hashim Thaçi në Burojë ash stolis me flamuj.

Seanca për zgjedhjen e Presidentit asht caktu për sot n’orën 11:00 nga Kryesia e Kuvendit.

Në shtëpinë e Thaçit në Burojë të Skenderajt, në vendet e caktueme për flamuj janë vendos shumë të tillë.

Aty ndodhet flamuri me emblemën e UÇK’s, flamuri shtetnor i Kosovës, flamuri kuqezi, ai i BE’s dhe flamuri amerikan.
Edhe në dyert e oborrit të kësaj shtëpie ndodhen flamuri i Kosovës, flamuri kuqezi dhe flamuri i PDK’s.

Fshati i zavendëskryeministrit dhe ministrit të jashtëm simbas KALLXO.com atje po e pret i qetë fillimin e seancës për zgjedhjen e Presidentit.

PDK ditën e sotme kur pritet të zgjidhet Presidenti e konsideron  festë të madhe.

Opozita ka paralajmëru kundërshtim të zgjedhjes së Thaçit mbrenda e jashtë Kuvendit.