Qe qysh e dekoruen serbët Fidel Castron për rastin e Kosovës!

Në moshën 90-vjeçare asht nda nga jeta ish-udhëheqësi komunist i Cuba’s, Fidel Castro.

Lajmi për vdekjen e tij asht konfirmue nga presidenti në detyrë, vllau i tij, Raul Castro.

Por cili asht qendrimi qe kishte Kastro ndaj Republikës së Kosovë?

Komandanti suprem i revolucionit kubanez i cili vdiq mbramë n’orën 22:29 nuk pranoi asnjiher që me njoft shtetin e Kosovës.

Lidhun me këtë, presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic para disa vitesh kishte nderue atë me dekoratë e cila u ndahet shefave ma të medhaj të shteteve.

Kryetari i Komisionit për ndamjen e dekoratave dhe këshilltari i Nikolic’it, Tomislav Antic , kishte thanë për të përditshmet serbe se propozimi për shpërblim kishte ardh direkt nga Presidenca e Serbisë.

“Castro nderohet me këtë mirënjohje për shkak të raporteve të mira shumëvjeçare mes dy vendeve tona, por edhe për shkak të qendrimit parimor të Havana’s që me respektue të drejtën nderkombëtare qe nuk e njeh pamvarësinë e Kosovës”, thuhet në motivacionin  e dekoratës.