Qe qysh e ka nis punën kryeministrja e re e Britanisë!

Theresa May asht kryeministrja e Britanisë së Madhe, e cila mori detyrën para disa orësh, por ajo e ka nisë rrugëtimin e saj me nji veprim emocional.

Derisa vizitoi “Downing Street”, ajo bani nji gafë në dalje nga dera e famshme e zezë.

Ajo mori rrugën në të djathtë, ndërkohë që duhet me shkue majtas nga asht edhe dalja.

Por, ajo e kaloi me sportivitet tue ngritë supet dhe tue qeshë si për me thanë “nuk e dija, e kam sefte”.

Ndryshe, kryeministri I deritashem britanik David Cameron la detyren sot, tue mbajte nji konference per shtyp, ku edhe ka lajmerue per ardhje e kryeministres se re, Theresa May.