Qe qysh e mbron Meha atlasin e tij: Edhe aty Çakorri asht jashtë territorit të Kosovës!

Kryetari i Komisionit qeveritar për përcaktimin e vijës kufitare në mes Kosovës dhe Malit të Zi, reagon ndaj artikullit “Në atlaset e Murat Mehës, kufini asht deri në Çakorr”, të publikuem në media.

Po ashtu, vija kalon edhe te Kulla e Zhlebit.

Meha, në reagimin e tij thotë se Atlasi gjeografik “nuk ka asnji devijim të kufinit të Kosovës”.

Simbas tij, harta asht keqinterpretue dhe, ndonëse këto dy pika janë në vijën kufitare, thotë se “Qafa e Çakorrit asht naltë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartë”.

Reagimin e tij, mund ta lexoni të plotë ma poshtë:

“Duke përcjell mediat e shkruara dhe elektronike, shpesh herë të krijohet përshtypja se gjithçka mund të kontestohet bile edhe ajo që është reale, e prekshme dhe e pakontestueshme. Që në fillim, dua të sqaroj se Atlasi gjeografik shkollor, i vitit 2012, i botuar nga Libri Shkollor, autor i të cilit jam unë, është vazhdimësi dhe azhurnim i atlaseve paraprake. Ky atlas gjeografik është shumë i përpiktë dhe i saktë, dhe nuk ka asnjë devijim të kufirit të Kosovës nga vija e paraqitur në hartën turistike, faqe 50. Këtu, vija e kufirit me Malin e Zi shihet se është pikërisht sikur ka qenë vija administrative e Kosovës. Rrethi i kuq në hartë tregon Qafën e Çakorrit. Në shkrim thuhet se ‘Telegrafi ka siguruar disa pjesë nga ky Atlas përmes të cilit ilustrohet qartë se deri ku është ’mexha’ e Kosovës, sipas profesorit universitar Murat Meha’.

Në këtë rast, Telegrafi me apo pa qellim, apo nga mungesa e njohurisë për leximin e hartës, e ka keqinterpretuar hartën e Kosovës. Jam i bindur se nxënësit që e mësojnë gjeografinë e lexojnë qartë këtë hartë, dhe shihet që Qafa e Çakorrit është lartë te kthesat e rrugës, jashtë territorit të Kosovës ashtu si shihet rrethi i kuq në hartën në vijim.
Disa nga kundërshtarët e shënimit të vijës kufitare Kosovë-Mal i Zi, në mungesë të argumenteve relevante për kufirin, kanë filluar hulumtimin dhe interpretimin e hartave dhe atlaseve nga autorësia ime. Ndaj, për kënaqësinë time profesionale, por edhe të atyre që hulumtojnë, dëshiroj t’ju informoj se përveç punimeve të shumta profesionale e shkencore kam përpiluar dhe botuar shumë harta dhe atlase gjeografike. Sigurisht që këtu nuk ka hapësirë t’i prezantoj të gjitha botimet e atlaseve dhe hartave, por disa në forme kronologjike janë në vijim e mund t’i gjeni dhe t’i analizoni.

Të gjitha këto botime, besoj se disa prej tyre i gjeni edhe në vitrinat e shtëpive tuaja, që janë të paraqitura në vijim, janë me kufirin e Kosovës korrekt, zyrtar i cili është edhe në Komunën e Pejës.

Do t’ju falënderoj për komentet dhe publicitetin qe ua keni dhënë këtyre publikimeve hartografike dhe së shpejti do të ribotohen në tirazh të madh.
1. Atlasi i vitit 2012 dhe harta e plotë turistike, faqe 50.
2. Atlaset nga viti 2003, disa botime të plotësuara deri në vitin 2012 me tirazh të lartë. Vija kufitare sikurse tani vija zyrtare, pa asnjë ndryshim.

3. Prospekti turistik “Kosova në shikim te parë”2004, në tri gjuhë: Shqip, serbisht dhe anglisht.
4. Harta e rrugëve te Kosovës: tri botime të vitit 2001, pastaj 2005, 2007, 2008, dhe botimi i vitit 2012, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë se Shqipërisë.
5. Këto dy harta të shpalosura janë: njëra botim i vitit 2001 dhe tjetra botim i vitit 2012. Hartat prezantojnë vazhdimësinë zyrtare të vijës kufitare ndërmjet të Kosovës dhe Malit të Zi, e cila gjithnjë është e njëjtë, korrekte dhe zyrtare.

 

2-atlasiii