Qe qysh e priti Kadri Veseli ikjen e Ramiz Kelmendit!

kadriu

Lideri i PDK’s, Kadri Veseli asht lajmërue mbas largimit të Ramiz Kelmendit nga PDK.

Ai në nji shenim në Facebook e ka falënderue Kelmendin për kontributin e tij, tue shtue se bashkëpunimi ndërmjet tyne do të vazhdoj edhe në t’ardhmen.

Ky asht postimi i Veselit:

Sonte u njoftova për vendimin e deputetit Ramiz Kelmendi për t’u larguar nga Partia Demokratike e Kosovës.

E falënderoj për kontributin dhe bashkepunimin e deritanishëm, si dhe i dëshiroj punë të mbarë në angazhimet e tij të mëtutjeshme.

Pa dyshim, bashkëpunimi ynë parimor për zhvillimin ekonomik të vendit mund të vazhdoj edhe në të ardhmen. K.V