Qe qysh e sheh dhunën fituesja e Nobelit për Paqe!

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe, Tarakkol Karman e cila po merr pjesë në konferencën nderfetare me temë “Roli i Grues në Promovimin e Dialogut”, ka thanë se nëse nuk duem që të ketë dhunë, duhet të garantohen liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Pse po rritet ekstremizmi, ka shumë mendime. Disa mendojnë se institucionet religjioze kanë faj e disa mendojnë se gjithçka asht fallso.

Njerëzit të cilët nuk janë të lirë të shprehin lirë mendimin e tyne janë ma të predispozuem ndaj dhunës.
Nëse na nuk duem të kemi dhunë duhet të garantojmë liritë dhe të drejtat e njeriut”, ka theksue Karman.

 

1-Tarakkol Karman