Qe qysh e uroi Mustafa fitoren e Shqipnisë!

Kryeministri i Republikës, Isa Mustafa ka urue kombëtaren shqiptare me rastin e fitores në futboll ndaj Maqedonisë.

“Kombëtarja shqiptare deshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuen, me fitue me gollen e bukur të Balajt”, ka shkrue ai në Facebook.

 

Postimi i plotë:

 

Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh. Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë.
Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt.

URIME të gjithë shqiptarëve kudo që janë!

 

2-isafitorja