Qe qysh e uron kryeministri holandez Thaçin

markrutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, i ka dergu nji letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryeministri Rutte ka shkru se udhëheqja e Thaçit do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vend, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Europian.

 

Kjo asht letra e kryeministrit holandez, Mark Rutte, dergue Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

Shkëlqesia e Tij z. Hashim Thaçi

Më lejoni të shpreh përgëzimet e mia për zgjedhjen tuaj në postin e presidentit.Në periudhën në vijim do të ketë shumë sfida, por edhe shumë mundësi.

Lidershipi juaj do të jetë kyç në nxitjen e zhvillimit dhe stabilitetit në vendit tuaj, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Holanda është fuqimisht e angazhuar për të mbështetur dhe ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

Ju uroj urtësi dhe suksese në detyrat e rëndësishme që keni para jush.

Sinqerisht juaji,

Mark Rutte Kryeministër i Holandës