Qe qysh festuen serbët humbjen e madhe të tyne

Serbët e pranishëm në manifestimin e Vidovdanit edhe këtë vit kanë provoku me mbishkrime nacionaliste si dhe figura të kriminelëve serbë, Slobodan Miloshevic dhe Ratko Mladic.

Ata po ashtu në fanellat e tyne kanë vendos mbishkrimin “Kosova asht Serbi”.

Këtë herë nuk ishin të pranishëm përfaqësuesit ma të naltë të institucioneve të Beogradit.

Ndryshe, pjesa zyrtare e shenimit të ‘betejës për Kosovës’ ka përfundue dhe kolonat e pelegrinëve serb janë kthy për në Mitrovicë, ku nga ora 16:00 nis ceremonia e zbulimit të shtatores së Car Llazarit.