Qe qysh Haradinaj e ‘godet’ Thaçin!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’s, Daut Haradinaj, ju ka drejtue presidentit Hashim Thaçi.

Në komunikatën për media, Haradinaj ka thanë se “mashtrimet e Presidentit nuk kanë të ndalun, si duket e ka kthy në kauzë personale marrëveshjen skandaloze me Malin e Zi. Ai për me ‘pshtu ftyrën e vet’, po mundohet që me çdo kusht dhe pa kursye forma me mbulue këtë të keqe që vet e nënshkroi”.

Simbas Haradinajt, deputetët e kanë kuptue se kjo marrëveshje e damton Kosovën në territor me mbi 8.8 mijë hektarë, dhe si e tillë ka me u kundërshtue nga ata.

“Prandaj z.President, kur don me kuptue që ju nuk keni mandat me ju përzi vullnetit të deputetëve, por përkundrazi e keni për detyrë me ju raportu atyne. Kjo që ju po e bani asht antikushtetuese pamvarësisht qellimeve tueja. Ti e ke kry punën tande dhe e kemi pa se si e ke kry. Tash leri deputetët rahat”, thuhet ne komunikaten e deputetit Haradinaj.