Qe qysh i mashtroi policët francez terroristi për kamionin!

Terroristi i sulmit në Nice të Francës kishte qenë i parkuem në nji rrugë për rreth 9 orë dhe madje u kishte thanë policëve se po shiste akullore.

Terroristi i armatosun, i njohun si 31-vjeçari francezo-tunizian, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, baba i tre femive, thuhet se asht nji vozitës i shpërndamjes.

Burri, i cili edhe ma parë ka qenë i njoftun për policinë për dhunë dhe vjedhje, raportohet se kishte pasë nji pushkë, nji revole dhe madje edhe nji granatë në kamion.

Pamvarësisht se gjoja e kanë marrë paraprakisht në pyetje shoferin, oficerët e policisë në qytetin jugor francez nuk banë asgja për me largue atë prej aty.

Raportet thonë se policia e lejoi vrasësin për me qëndrue në Promenade des Albanais, sepse ai u tha atyne se ai ishte tue shpërnda akullore.

Nji kamion i drejtuem nga nji shtetas francez me origjinë nga Tunisia hyni përmes turmës në qytetin jugor të Nices tue vra të paktën 84 vetë dhe tue lanë dheta të plagosun.

 

2-policet

 

3-policet

 

4-policet