Qe qysh i quen Gjykata Themelore të akuzuemit për terrorizëm

7 persona akuzohen për vepra që lidhen me terrorizmin, por gjykata tashma mund të ketë “vendos” për rastin në fjalë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, ku po trajtohen dhetra raste të të dyshuemve për vepra që kanë lidhje me ekstremizmin e dhunshëm dhe pjesëmarrjen e shtetasve të Kosovës në konfliktin në Siri dhe Irak, e ka shpreh vlerësimin e saj në lidhje me ma s’paku nji rast.

Në seancën e parashikueme të Hanën me 4 Prill, ndaj 7 të dyshuemve për vepra që lidhen me ekstremizmin e dhunshëm, në përshkrimin e veprës gjykata ka shkue“ISIS-at” (Orari i Seancave – Prill 2016).

Ky përcaktim edhe pse asht ba jashtë sallës së gjykatës, me gjasë nga administrata e gjyqësorit, ngre pikëpyetje mbi prezumimin e pafajësisë së të pandehunve.

Përndryshe, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë me datën 7 Maj 2015, ndaj Muxhahid Bravës, Hafiz Ahmetit, Naser Avdylit, Ibrahim Reshitit, Albert Berishës, Enis Begollit, Skënder Sylës, Hajdin Elezit, Hajrush Lajçit, Agron Likës, dhe Samedin Halimit.

6 nga të dyshuemit akuzohen për organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste, ndërsa nji tjetër për mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuem të armëve.

gjykata