Qe qysh i referohet Hajredin Kuçi Hashim Thaçit

Nënkryetari i PDK’së, Hajredin Kuçi ka falënderue Hashim Thaçin për udhëheqjen e partisë prej themelimit. Ai i asht referue disa herë si “Kryetar i tanishëm i PDK’së”.

Simbas Kuçit, secila parti kishte me pas për nder me kalue në nji proces të tillë, kur lideri bahet prijës i Shtetit.

Ky zyrtar i PDK’së ka thanë se identiteti i partisë ka rrajt në luftën e fundit.

“ADN e PDK’së mbetet UÇK’ja, si nji prej vlerave më t’mëdha”, ka thanë Kuçi.

“Na krenohemi me këtë dhe kena me u krenue gjithmonë”, ka shtue ai.