Qe qysh jane marre vesh Thaçi dhe Washingtoni per Ushtrine e Kosoves

USHTRIA-E-Kosoves-565x317

Media ruse “Sputnik” i kushton artikullin zgjanimit të vazhdueshëm të NATO’s në Ballkan. Tue e komentue vizitën e vitit të kaluem të Hashim Thaçit, sot President i Kosovës, në SHBA , pretendon se aty, ndërmjet Thaçit e autoriteteve amerikane asht arrite marrëveshje që Kosova me formue ushtri që operon nën autoritetin e NATO’s.
Ambicia e SHBA për me përfshi Kosovën në programin për Partneritet për Paqe, asht që Kosovën me vue në qendër të planeve të saj ushtarake dhe politike për vendin.
“Sputnik” shkruen se Kosova do të bahet mburojë e bazave raketore të cilat Washingtoni asht tue i ndërtue n’Europë. Këto veprime Moska i ka quejt kërcënim dhe provokim i nji konflikti të hapun, transmeton KosovaPress.
A mundet me u ba Kosova anëtare e NATO’s, ngrite pyetjen portali rus.
“Teorikisht mundet, nëse lirohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB, e cila e definon ate si pjesë të Serbisë”, thuhet ne artikull.
Por, me qene se Pekini dhe Moska kishin me bllokue heqjen e kësaj rezolute për Kosovën, “Sputnik” pretendon se Washingtoni dhe Prishtina kanë shpike planin “B”.
“Ata mujn me riemnue Forcën e Sigurisë së Kosovës, per me operue nën emnin KFOR”, thuhet në këtë artikull publikue para do dite.