Qe qysh ka me u shenue Dita e Mjedisit në Prishtinë

Organizata “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, sot për nder të Ditës Botnore të Mjedisit, ka me organizue disa aktivitete, të cilat kanë me e konkretizue me akcione pastrimi. Po ashtu, edhe Komiteti Olimpik i Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunën e Prishtinës shënojnë këtë ditë me moton ‘Sporti dhe Ambienti’.

Aktiviteti kryesor ka me u zhvillue nga ora 11:00, në parkun e Muzeut të Kosovës, afër Xhamisë së Çarshisë, ku vullnetarët e “Let’s Do It Kosova” kanë me realizue nji akcion pastrimi në atë park, i cili asht mbushë prapë me mbeturina, pamvarësisht se asht pastrue nga vullnetarët e LDIK’s më 9 Maj, për Ditën e Europës.

“Qëllimi i kryesor i aktiviteteve për Ditën e Mjedisit në tanë botën asht për me shtue vetëdijen rreth çashtjeve të mjedisit dhe për me tërhekë vëmendjen politike ndaj këtyne çashtjeve si dhe për të nxitë veprimin individual në këtë drejtim”, thuhet ne njoftimin e “Let’s Do it Kosova”.