Qe qysh Kadri Veseli e ‘godet’ EULEX’in!

Partia Demokratike e Kosovës asht pro vazhdimit të mandatit të EULEX’it në Kosovë, porse na duem me pa rezultate, ka thanë kryetari i PDK’s dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Veseli, tue fol në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka deklarue se edhe qyetarët e Kosovës e kanë pa se në Kosovë ka mungesë të shtetit ligjor.

“Qendrimi politik i Partisë Demokratike asht me ju vazhdue mandati i EULEX’it në Kosovë, ky nuk asht vetëm qendrim i yni, por i krejt qytetarëve që për orientim kanë Bashkimin Europian”, ka deklarue Veseli.

“Por deshirojmë që të kemi rezultat ma të madh, në të njajtën kohë të kemi partneritet mes nesh, sepse nuk asht mirë kur fajësia hidhet herë te nji palë herë te nji tjetër. Kemi nji pjesë që nuk kemi progres, aty ku ka vërejtje asht pjesa e mungesë së shteti ligjore, unë do të dëshirojë që vazhdimi i EULEX’it ka me u kontribue shteti ligjor”, ka pohue Veseli.