Qe qysh KEDS mashtronte qytetarët me reduktime tue i lanë në terr!

ZRRE përmes nji hetimi preliminar ka konstatue se KEDS’i ka mashtrue me planin e mirëmbajtes së rrjetit.
Plani për mirëmbajtjen e rrjetit nga KEDS ishte planifikue për nji periudhë të shkurtë kohore.
Por KEDS’i kishte gjet mënyrën për me aplikue reduktime nën arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit tue mos ja prishë terezinë  autoriteti që e mbikëqyr Zyra e Rregullatorit për Energji.

Por mbas nji periudhe të gjatë kohore, KEDS’i detyrohet me i ndalë reduktimet me arsyetimin e mirëmbajtjes së rrjetit, mbasi këtë ja ka ndalue ZRRE mbas nji hetimi preliminar që e ka ba me kërkesë të deputetit të LDK’s, Muhamet Mustafa, që asht kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.

 

Hetimi preliminar nga ZRRE nxjerr që KEDS’i ka ba nji mashtrim për nji periudhë kohore tue lanë në terr qytetarët për orë të tana.

 

ZRRE e ka njoftue deputetin e LDK’s, përmes nji shkrese që e ka sigurue lajmi.net e ku në të definohen mashtrimet e KEDS’it në 5 pika kryesore, e që në hetimin e radhës munden edhe me u zgjanue.

ZRRE në hetimin preliminar ka vërtetue se procesi i ndërpremjeve asht përcjell me parregullsi.

Ka pasë mirëmbajtje të rrjetit që nuk janë realizue kurrë, ndërsa asht ndërpre energjia elektrike dhe qytetarët kanë mbetë në terr.

Ka pasë ndërpremje të shpeshta të daljeve të njajta mbrenda muejit, perkundër që rrjeti ishte krejt në rregull.

“Bazue në të gjetunat, bordi i ZRRE’s konsideron se ka bazë të mjaftueshme për dyshimin se procesi i ndërpremjeve të planifikueme asht përcjell me parregullsi, dhe si rrjedhojë ka vendos me thellue hetimin në lidhje me këto parregullsi.

Mbas këtij konstatimi që ka nxjerr ZRRE i kërkon KEDS’it që me efekt të menjihershëm me i ndërpre mirëmbajtjet e rrjetit, vetëm në raste kur mirëmbajtjet janë të domosdoshme.

“Që me efekt të menjëhershëm KEDS me ndërpre përkohësisht të gjitha mirëmbajtjet e planifikueme, me përjashtim të mirëmbajtjeve të domosdoshme të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në vendim.