Qe qysh ky poet turk fyen shqiptarët!

ismetozel

İsmet Özel, nji prej poetëve ma të njohun modern turq, ka lëshue nji deklaratë fyese ndaj shqiptarëve që jetojnë në Turqi.

Në nji video të publikueme së fundi në portalet online shfaqet poeti në nji aktivitet shkencor në vitin 2015, ku deklaron se nuk duhet t’i lejojmë shqiptarët të deklarojnë kombësinë e tyne, ose në të kundërt duhet të p*rdhen nga vendi.

“Na duhet ta dimë se kush jemi, por nëse ka njerëz apo etni që jetojnë në këto toka dhe thonë se kemi të drejta, atëherë ne turqit e vërtetë nuk duhet t’i lejojmë, sepse përçahet Turqia ngaqë kështu asht ndërtu shtet-kombi jonë.

Asht njilloj si të firmosim humbjen tonë. Nuk po marr shembull kurdët, por shqiptarët.

Nëse shqiptarët duen të thonë jemi shqiptarë dhe jo turq, atëherë vllau im, ke shtetin dhe kombin tend, ik p*rdhu andej nga ke ardhë”, shprehet  Özel.