Qe qysh po bjen kontrolli i ISIS në Siri e Irak

Përparimi i shpejtë i të ashtuquejtunve Shteti Islamik ISIS nëpër Siri dhe Irak duket të jetë ngadalësue, me disa humbje të randësishme territoriale në dy vendet, por me fitime të vogla rreth qytetit qëndror sirian Palmira.

Nji raport nga Monitori i Konflikteve IHS në Korrik të këtij viti tha se grupi xhihadist kishte humb rreth ¼ e territorit që kishte në Kallnor të vitit 2015.

ISIS doli në qendër të vëmendjes botnore në Qershor të vitit 2014, kur pushtoi qytetin verior të Irakut, Mosulin, dhe pastaj u zhvendos në jug drejt kryeqytetit Bagdad, tue kërcënue zhdukjen e pakicave etnike dhe fetare të vendit.

Në kulmin e saj, rreth 10 milionë njerëz jetonin në territorin që ishte nën kontrollin e ISIS.

Kurse tash analistët e IHS sugjerojnë se kjo shifër ka shkue në 6 milionë.

 

2-harta

Harta e kontrollit te ISIS ne Kallnor 2015

 

3-harta

Harta e kontrollit te ISIS ne Shtator 2016