Qe qysh policët serbë po i fyejnë e po i vjedhin miliona euro diasporës!

Mbi 3 milionë euro mendohet të jetë shuma, të cilën autoritetet kufitare serbe ju kanë plaçkit qytetarëve kosovarë mbrenda vetëm tremujorit të fundit.

Kjo si pasojë e nisjes së nji fushate plaçkitëse nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve nga Kosova dhe të atyne kosovarëve të cilët jetojnë jashtë vendit.

5 deri në 10 euro janë tarifat të cilat serbët kanë nisë me kerkue nga kosovarët pa kurrfarë arsyetimi në kambim të lejimit për me kalue kufinin.

Sikur kjo plaçkë të mos mjaftonte kosovarët e damtueme i kanë rrëfyer “Zërit” se edhe trajtimi që po u bahet asht jashtë çdo norme etike dhe zyrtare.

“Po na fyejnë, bërtasin dhe në fund po na plaçkitin”, i ka rrëfye “Zërit” Arlind Imeri, i cili jeton në Zvicër por që ka ardh me kerr në Kosovë për pushime.

Për krejt këtë problem dhe shqetësim të kosovarëve ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka zgjedh heshtjen.