Qe qysh Tahiri ja kthen Nikolic’it!

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka thanë për mediat serbe se nëse Kosova anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkueme për Edukim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO), atëherë ka me propozue që të ndërpritet dialogu që zhvillohet në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

Këtij paralajmërimi të tij,  i asht përgjigj ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Ajo ka thanë në nji prononcim për Indeksonline se nëse në gja e tillë ka me ndodhë, atëherë ka me u ndalë edhe rruga e Serbisë për në Bashkimin Europian.

Simbas saj, mbase zyrtarët tjerë të Serbisë do të duhej me i pa me rezerve këto qëndrime të Nikolic.