Qe qysh Trump e falenderoi Merkelin

Presidenti Amerikan, Donald Trump përshëndeti sot kancelaren gjermane, Angela Merkel për organizimin e nji samiti ”fantastik” të G20’tës edhe pse ai u shënur edhe nga manifestime të dhunshme në rrugët e Hamburgut.

“Ju keni qenë e mrekullueshme dhe keni ba nji punë fantastike për këtë samit, që nuk pati asnji ndërpremje pamvarësisht disa personave”, theksoi ai, ndërkohë që bashkëshortja e tij Melania u bllokue dje në residencën e saj për shkak të manifestimeve.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila mban këtë vit presidencën e radhës të G20’tës, i cilësoi të papranueshme manifestimet e dhunshme që u zhvilluen në kuadër të samitit të drejtuesve në Hamburg, në Gjermani.