Qe qysh u arrestue polici që transportonte drogë (video)

Në Rubrikën “Policia” u shfaq akcioni për arrestimin e nji polici që simbas forcave të rendit transportonte narkotikë për dy grupe kriminale.

Tre muej hetime intensive tue përdor masa të mshefta ju deshën policisë për me kap në flagrancë policin dhe katër persona tjerë të lidhun me narkotikët.

Mbas arrestimit të policit për trafikim me narkotikë, në Rubrikën “Policia” të “Drejtësisë në Kosovë” u treguen pamjet e bastisjeve në shtëpinë e këtij zyrtari që iu mor arma dhe mjetet tjera policore me të cilat kryente detyrën e tij.

Akcioni nuk u ndal vetëm me sekuestrimin e marijuanës, kapjen e policit dhe bastisjen e ambienteve ku ai jetonte.