Qe qysh u dekorue Prishtina për nder të Joe Biden

Sot mbasdite pritet me mbërrijë në Kosovë, Zavendëspresidenti i SHBA’ve, Joe Biden, i cili të Merkurën pritet me zhvillue disa takime zyrtare me Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

Për nder të tij, sheshet kryesore të kryeqytetin kanë fillue të dekorohen si rendom për vizita të tilla me flamuj të Shteteve të Bashkueme të Amerikës përkrah atyne të Kosovës.

Kjo vizitë ndërkaq, nga mediat e hueja, asht cilësue si vizitë lamtumirëse nga Zv/presidenti Biden mbasi që në fund të vitit në SHBA do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ku në garë janë Hillary Clinton nga Demokratët dhe Donald Trump nga Republikanët.

Nën patronatin e Qeverisë së Kosovës, Joe Biden dhe Dr. Jill Biden, ka me shkue për vizitë afër kampit Bondsteel për me marrë pjesë në ceremoninë e emnimit të rrugës kushtue djalit të tyme të ndjemë, Joseph R. “Beau” Biden, III, në fshatin Sojevë.

Zavendëspresidenti Biden ka me vizitue edhe Serbinë, ku pritet me diskutue çashtjen e krimeve të luftës dhe theksi do të vihet te çashtja e tre shqiptaro-amerikanëve të vramë 17 vjet ma parë në Serbi, në rrethana të pasqarueme ende.