Qe qysh u djeg ky autobus në Germi

Në mëngjesin e sotëm asht djeg nji autobus në parkun Gërmia në Prishtinë.

Zadhanësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Express, se n’orën 06:40, PK, ka pranue nji informatë se po digjet nji autobus në parkun Gërmia.

“Rreth orës 06:40 kemi pranue nji informatë se po digjet nji autobus në parkun Gërmia. Kjo dyshohet të ketë ndodh për shkak të nji defekti teknik, ku zjarrfikësit e kanë lokalizue menjiherë zjarrin”, tha Ahmeti.

Ma tej, Ahmeti tha se në autobus kanë qenë përafërsisht 40 udhëtar, dhe nuk raportohet për të lënduem.