Qe qysh u gjuejt gazi lotsjellës prej Vetëvendosjes!

Mbas debateve të ashpra, ka eskalue situata në nji mbledhje të Komisionit për Punë të Jashtme ku po diskutohej për Demarkacionin.

Mbas kësaj, Driton Çaushi nga Lëvizja vetëvendosje ka lëshue gazin lotsjellës në Komisionin për punë të Jashtme.

Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme po bahej shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufinin Shtetnor në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.