Qe qysh u rrenu rrethoja dhe bazamenti i kryqit në Butel të Shkupit!

Komuna e Butelit në Shkup ka marrë vendim që të ndertojë nji kryq 56 metra të naltë, tue fillu mbrenda dite punimet për bazamentin e tij.

Por, ma shumë se 5000 shqiptarë kanë dalë në vendin ku po kryheshin punimet dhe i kanë ndërpre ato tue shkatërru edhe gurë-themelin e ndërtuem si bazament për kryqin.

Artan Grubi, deputet i Bashkimit Demokratik për Integrim ka thanë se ata kanë vendos tenda dhe aty do të qendrojnë deri në shfuqizimin e këtij vendimi.

Grupi deklaroi se vendimi asht i motivuem politikisht dhe se asht marrë pa i konsultu shqiptarët tue mosrespektu kështu parimin e shumicës së dyfishtë.

E drejtë themelore kjo e pajtueme mes maqedonasve e shqiptarëve me Marrëveshjen e Ohrit në vitin 2001.

Mediat maqedonase kanë publiku pamje ku shihen veprimet e demonstruesve që në mënyrë revoltuese rrenuen rrethojën ku planifikohej të ngritej kryqi, por edhe vendosën tendat.