Qe qysh u shmang perplasja mes anijes amerikane dhe asaj iraniane!

Nji anije ushtarake amerikane ka ndërrue drejtim me qëllim që të shmang përplasjen me nji anije të Gardës Revolucionare Islamike, që iu afrua shumë gjersa ishte tue lundrue në Gjirin Persik, kanë njoftue zyrtarët në Pentagon.

Incidenti i 4 Shtatorit ishte i katërti i këtij lloji vetëm këtë muej.

Zyrtarët në SHBA janë të shqetësuem, se incidente të tilla mund të çojnë deri te ndonji gabim.

Zadhanësi i Pentagonit, kapiteni Jeff Davis ka thënë se luftanija iraniane lundrojë drejt luftanijes amerikane dhe më pas u ndal, duke detyruar që anija amerikane të ndërronte drejtim.