Qe qysh u shpetue ky djalosh sirian derisa ishte nën rrenoja! (video +18)

Mbrojtja civile siriane ka publikue pamje dramatike gjatë shpëtimit të nji djali 6-vjeçar nga rrënojat e ndërtesës mbas bombardimit në qytetin e Aleppo’s , gjatë luftimeve të ashpëra mes forcave qeveritare dhe xhihadistëve .
Operacioni i shpëtimit zgjati katër orë, vullnetarët e shumtë ndihmuen me shpëtue djaloshin.

Në video në nji moment ndigjohet: “Ai heshti, nxitoni”, raporton Sky News.

Djali kishte marrë lëndime të randa në krye, por kur ekipet e shpëtimit e shpëtuen ata me lot në sy falënderuen Zotin.

Shikoni videon e shpëtimit të djaloshit.