Qe sa asht diferenca e votave në mes të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt

Rreth 16 mijë vota asht dallimi në mes të Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt, prej votave të numërueme deri tash.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, del të ketë marrë ma shumë vota se Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma.

Veseli ka mbledhë rreth 16 mijë vota ma shumë se lideri i AAK’s, Ramush Haradinaj.

Veseli ka marrë 89.281, vota i ndjekun nga Haradinaj me 73.415 vota.

PAN ka sigurue 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës.