Qe sa diplomatë ka angazhue Serbia kundër anëtarësimit të Kosovës n’UNESCO

unesco.jpg

Serbia vazhdon me lobue kundër Kosovës për anëtarësim n’UNESCO, ata madje shprehen të bindun se Kosova nuk kame u anëtarësue as kësaj radhe.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic, tha se pretendimi i Prishtinës se kishin votat e mjaftueshme për UNESCO, asht nji rrenë e madhe.

“Në të gjitha takimet që presidenti dhe unë kemi pasë, asht diskutue edhe kjo temë”, tha Dacic, i cili ndodhet në New York si pjesë e delegacionit serb, të udhëhequn nga Aleksandar Vucic, tue marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, shkruen Beta.

Ai kujtoi se rreth 30 diplomatë të Ministrisë së Jashtme kanë lobue dhe shtoi se nuk ka asnji shans që Prishtina me marrë mjaft vota.

Shperndaje në: