Qe sa janë pritjet sot në Merdare dhe te Dheu i Bardhë (foto)

Gjatë udhëtimit për në vendlindje, bashkatdhetarët edhe ma tutje janë tue u ballafaque me pritje nëpër vendkalimet kufitare të Kosovës.

Në vendkalimin kufitar Merdare në hymje të Kosovës e po ashtu edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë sot pritjet janë rreth dy orë, shkruen Indeksonline.

Në pikëkalimin në Merdare daljet janë deri në dy ore dhe kolonat janë të zgjatuna deri në 300 metra.

Ndërsa, gjendje ma e randë paraqitet në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhe, ku pritjet në dalje janë mbi dy orë, dhe kolonat kanë arrite deri në 500 metra.

321