Qe sa ka fitue çifti Clinton gjatë vitit 2015!

Kandidatja demokrate për presidente në SHBA, Hillary Clinton, publikoi sot pasqyrën e taksave të saj dhe bashkëshortit Bill Clinton për vitin 2015, ku kallxohet se çifti ka fitue ma shumë se 10 milionë dollarë në nji vit dhe ka pague rreth 43 për qind të kësaj shume në taksa.

Pasqyra e taksave për vitin 2015 kallxon se familja Clinton kanë dhurue 9,8 për qind të të ardhunave të tyne në bamirësi.

Hillary dhe Bill Clinton kanë ba publike pasqyrën e taksave qysh prej vitit 1977, simbas deklaratës së publikueme me nji kopje të të dhanave mbi pagimin e taksave.

Nga ana tjetër, Clinton ka kërkuar që edhe kundërshtari i saj Donald Trump të publikojë gjithashtu pasqyrën e tij të taksave.

Kandidatëve amerikanë për president nuk u kërkohet me publikue pasqyrën e tyne të taksave. Prej ma shumë se 40 vjet, kjo transparencë ndaj publikut asht kthye në nji traditë.