Qe sa ka me u shpenzue për fushatën e liberalizimit

kosovavizat

Ministria e Integrimit Europian (MIE) në bashkëpunim me UNDP’në kanë paralajmërue se kanë me rritë fushatën informuese, në mënyrë që qytetarët e Kosovës me u informue me të drejtat dhe obligimet që kanë gjatë lëvizjes pa viza në shtetet e Zonës Schengen.

Zyrtarja për media në Ministrinë e Integrimeve Europiane, Blerta Aliu, ka ba me dije se kjo fushatë ka me u realizue napërmjet formave e produkteve të ndryshme reklamuese dhe aktiviteteve të tjera.

Simbas Aliut, çmimi i kësaj fushate arrin vlerën e 200 mijë eurove, 100 mijë kanë me u nda nga MIE dhe 100 mijë të tjera nga UNDP’ja.