Qe sa ka shpenzue Kosova për bisedimet me Serbinë

Dinamika e takimeve në Bruksel, në fillim të këtij viti ka ra. Përveç takimeve të nivelit teknik, takime këto që kanë qenë të pakta, kryeministrat u takuen vetëm nji herë.

Ndryshe ka qenë vitin e kaluem kur takimet ishin ma të shpeshta. Madje, viti i kaluem u konsiderue edhe si vit i suksesshëm për faktin se, u nënshkruen katër marrëveshje: ajo për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për telekomin, për energjinë dhe heqja e barrikadës mbi lumin Ibër.

Të katër marrëveshjet nuk po zbatohen, edhe pse po bahet gati nji vit që nga nënshkrimi i tyne nga dy kryeministrat.

Por, Dialogu me Serbinë po del se po i kushton buxhetit të shtetit. Për vitin 2015, Ministria për Dialog ka shpenzue mbi 325 mijë euro buxhet për të gjitha kategoritë.

Kurse, për vitin 2016 asht parapa ma pak buxhet për Ministrinë e udhëhequn nga Edita Tahiri, e që zyrtarisht njihet si Ministria pa Portofol.

Mbi 67 mijë euro buxheti ka me qenë ma i vogël për këtë vit. Saktësisht ka me qenë 257 mijë e 858 euro.

Ma s’shumti me këtë parashikim të buxhetit e ka pësue kategoria për udhëtime zyrtare.