Qe sa kandidatë për deputetë kanë me i pasë AKR e Alternativa në listën e LDK’s

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollit ka nënshkrue para disa ditësh koalicion parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Alternativën.

Simbas burimeve të Indeksonline, listës se përbashkët ka me i pri kandidati për Kryeministër, Avdullah Hoti, për me vazhdue me Behgjet Pacollin i cili ka me qenë i dyti në listë.

Në listë nga AKR kanë me qenë 22 kandidatë për deputetë.

E, partneri ma i vogël në këtë koalicion, Alternativa siç mësohet  ka me i pasë pesë kandidatë.

Ndryshe, sonte në mesnatë përfundon afati për dërgimin e listave me deputetë në Këshillin Qendror të Zgjedhjeve.

E, vetmja parti e cila ka zyrtarizue kandidatët e saj për deputetë asht Aleanca për Ardhmëninë e Kosovës.

PDK, e cila ka ba koalicion parazgjedhor me AAK’n e Nismën ende nuk ka caktue kandidatët e saj.

Ndërsa, nji natë ma parë LDK ka mbajt mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku asht vendos për disa kandidatë, por jo për listën përfundimtare.