Qe sa kopje të librit “Çka ndodhi” ka shitë për nji javë Hillary Clinton

Dje, Associated Press, deklaroi se libri i Hillary Clinton “Çka ndodhi – historia e zgjedhjeve” ka shitë plot 300,000 kopje në platfromat e ndryshme të shitjes gjatë nji jave nga dita e daljes në shitje në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Libri shiti 168,000 kopje të printueme, numri ma i madh i librave jo të trilluem në pesë vjet, ndërsa pjesa tjetër i përkisnin shitjeve në versionin e-book.

“Çka ndodhi” asht gjithashtu numri nji në listën e librave ma të shitun dhe të lexuem të amazon.com si dhe mban nji vlerësim me 5 yje.

Këto shifra janë në fakt nji përgjigje shumë e qartë e të gjithë kundërshtarëve të Hillary, të cilët, ma herët gjatë këtij mueji, e këshillonin atë të “largohej” apo “ta shelte gojën.”

Por, mesa duket, njerëzit kanë folë qartë dhe ata duen me ndigjue ma shpesh nga ajo.