Qe sa kosovarë vdiqën në vitin 2015!

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikue “Statistikat e Vdekjeve në Kosovë 2015”.

Të dhanat në këtë publikim janë paraqit simbas bazës së grumbullimit të dhanave administrative për vitin 2015 nga zyrat e gjendjeve civile.

Vdekjet e raportueme nga familjarët dhe të regjistrueme në regjistrat themeltar të vdekjeve, për vitin 2015 kanë qenë 8958, prej tyne vdekje të ndodhuna vetëm në Kosovë 8202, kurse vdekje të cilat kanë ndodh jashtë Kosovës janë regjistrue gjithsejt 756.

Nga gjithsej vdekjet e raportueme, të ndodhuna vetëm në Kosovë, 4 638 janë mashkuj ose 56.5% dhe 3 564 janë femna ose 43.5%.

Prej tyne, 45.6% e rasteve të vdekjeve kanë ndodh n’institucione shendetësore, ndërsa 52.9% kanë ndodh në shtëpi dhe 1.5% në vend tjetër.

Simbas komunës, ku ka ndodh rasti i vdekjes, në Prishtinë janë 2 634 raste ose 29.4%, në Prizren janë 922 ose 10.3%, në Gjilan janë 473 ose 5.3% etj.

Kurse, 77.9% e të vdekunve janë të moshës 60 e ma shumë vjet.

Tremujori i parë i vitit merr pjesë me 26.8%, ndërsa vetëm mueji Kallnor ka 9.3%.

Kurse, simbas etnicitetit shqiptarët marrin pjesë me 91.9%.

Ndërkaq, vdekje të dhunshme në vitin 2015 u raportuen gjithsej 199 ose 2.4%, nga të cilat në fatkeqësi 142 ose 71.4%, vetëvrasje 36 ose 18.1% dhe vrasje 17 ose 8.5%. Kurse, të gjitha vdekjet e dhunshme mosha asht 20-49 vjet, si te mashkujt ashtu edhe te femnat.

Foshnjat e vdekuna për vitin 2015 kanë qenë 238 dhe pjesëmarrja e tyne në gjithsej të vdekun asht 2.9%.
Mashkuj 127 ose 53.4%, kurse femna 111 ose 46.6%.