Qe sa krena berthamore ka Rusia ma shumë se Amerika

rusia

Simbas nji marrëveshjeje në fuqi ndërmjet Shteteve të Bashkueme të Amerikës dhe Rusisë, të dy vendet duhet ta zvogëlojnë arsenalin e tyne bërthamor në ma pak se 1,550 koka bërthamore deri në Fror të vitit 2018.

Zyrtarët e Pentagonit janë të shqetësuem, meqë Rusia ka aktualisht 1,648 koka nukleare, në krahasim me Shtetet e Bashkueme që tashma ka 1,538 sosh.

Pentagoni thotë se Moska ka dyfishu edhe numrin e kokave nukleare, tue prodhue kerre të llojit MIRV, të cilat janë në gjendje të bartin disa koka nukleare, të gatshme për t’u aktivizu në çdo moment.

Ish-sekretari i Mbrojtjes, William Perry, thotë se programi për kontrollimin e armëve bërthamore në fillim shkonte mbarë, porse tashma nuk po funksionon për shkak të rritjes së tensioneve ndërmjet ShBA’s dhe Rusisë, posaçërisht mbas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Së fundi, Obama mblodhi liderat botnorë në Samitin mbi Sigurinë Nukleare në Washington, në të cilin takim nuk mori pjesë presidenti rus, Vladimir Putin.