Qe sa miliarda u damtue Turqia nga sulmi n’Stamboll!

Industria ma e randësishme e Turqisë, turizmi, asht damtue randë mbas sulmit terrorist n’aeroportin e Stambollit.

Ajo punëson 8% të njerëzve në vend dhe dami i deritanishëm u ka kushtue bankave turke 17 miliardë dollarë.
Industria asht në pikiatë me 35-40 për qind t’ardhunave në vitin 2016.

Anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht nji ditë mbas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, mbas përpjekjes së tij për me kthye faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.

Rusët kanë qenë edhe kontigjenti i dytë ma i madh i turistëve në bregdetin turk, mbas gjermanëve, por rezervimet e tyne kanë ra me 92%.

Ndërsa prenotimet e turistëve europianë kanë ra gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frigës nga terrorizmi.

Numri i vizitorëve gjermanë ka ra gjithashtu me 31.5%, i atyne britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.

Krejt këta tregues nuk janë shejë e mirë, veçse shpalosin hapun se e keqja nuk ka mbarue ende.