Qe sa milionë euro shpenzuen kosovarët për me aplikue për viza

vizatelegraf

Mbajtja në izolim nga ana e Bashkimit Europian, u ka kushtue qytetarëve të Kosovës rreth 30 milionë euro vetëm për pajisje me vizat “Schengen”, gjatë gjashtë viteve të fundit.

Edhe tash, kur asht dhanë rekomandimi për liberalizim t’vizave, qindra qytetarë presin para ambasadave për me u pajis me viza, ose për me ba termin. Heqjes së vizave i janë gëzue ma së shumti studentët.

Rreth 30 milionë euro ju ka kushtue qytetarëve të Kosovës izolimi nga Bashkimi Europian, vetëm gjatë gjashtë viteve të fundit. Këto pare llogaritet t’i kenë shpenzue qytetarët e Kosovës, vetëm gjatë aplikimit për me u pajis me vizën “Schengen” nga vitit 2009 e deri tash.

E, nëse këtu llogariten edhe shpenzimet tjera përcjellëse deri te marrja e vizave, kosovarët kanë shpenzue edhe disa miliona të tjerë për përgatitjen e dokumentave, shkruen sot gazeta ‘Zeri’.

Instituti “GAP” dhe Instituti për Studime Juridike dhe Politike, përmes nji hulumtimi ka konstatue se Kosova asht vendi ma i varfën dhe me shkallën më t’naltë të papunësisë në Europë, por përkundër kësaj, kosovarët shpenzojnë ma së shumti në Europë për me aplikue për viza.