Qe sa ministri kanë m’u udhëheqë prej shqiptarëve në Qeverinë e Zaevit

I mandatuemi për formimin e Qeverisë në Maqedoni, lideri i LSDM’s Zoran Zaev, asht takue me kreun e BDI’s Ali Ahmeti, për me diskutue mbi parimet e bashkëpunimit, reformat qeveritare dhe anëtarësimin e vendit në BE e NATO.

Edhe pse asnjani nga liderët nuk asht prononcur në media për këtë takim dhe komunikata zyrtare e partive thekson se asht diskutue vetëm çashtja e bashkëpunimit, mediat në Maqedoni kanë fillue me aludue edhe për emnat e mundshem të cilët kanë me i zanë postet e ministrave në qeverinë Zaev, si: Oliver Spasovski, Zoran Verushevski, Mila Carovska, Dragan Tevdovski, Teuta Arifi e Radmilla Sheqerinska.

Mediat gjithashtu raportojnë se partitë shqiptare munden me i marrë tetë ministri.

Simbas komunikatës zyrtare të partive, bisedimet mes palëve kanë me vijue, ndërkohë që Zaev pritet me komunikue edhe me partitë e tjera shqiptare, Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, të cilat kanë dhanë mbështetjen e tyne për Qeverinë e ardhshme të Maqedonisë.