Qe sa pare duhet me pasë për me qendrue në zonën e Schengenit mbas liberalizimit!

Çdo kosovar që mbas liberalizimit të vizave deshiron me udhëtue në ndonji vend të zonës Schengen duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qendrimit të synuem e edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose transitin në nji shtet të tretë.

Thuhet se vendet e ndryshme kanë shuma të ndryshme që kerkojnë për qendrim në atë vend.

Por mesatarja e qendrimit ditor në nji vend europian sillet diku rreth 50 euro , kur ju keni nji rezervim hoteli, njofton lajmi.net

Simbas praktikave të vendeve fqinje mbas liberalizimit, kjo asht lista e vendeve te Schengenit dhe fondet minimale qe do t’ju kërkohen qytetareve tanë:

Austria – Prova e fondeve vlerësohet në baze të rasteve

Belgjika – 38 euro në ditë për qytetaret që vizitojnë familjarë apo miq dhe 50 euro për ata që prenotojnë hotel.

Republika Çeke – 0. 5 herë minimumin jetik në ditë nëse qëndrimi nuk kalon 30 ditë. 15 herë minimumin jetik nëse qëndrimi i kalon 30 ditë, ndërsa kjo shumë do të rritet dyfish për çdo muej të qëndrimit. Shuma të reduktueme me 50% për udhëtarët nën moshën 18 vjet.
Danimarka – 350 DKK (50 euro) për çdo dite të qendrimit.

Estonia – 600 EEK (38.5 euro) për çdo dite te qendrimit.

Finlanda – 30 euro për çdo dite të qendrimit.

Franca – 56,20 euro në ditë, ekuivalente me pagën minimale (SMIC) në baza ditore.

Gjermania – 45 euro për çdo dite qëndrimi.

Greqia – 20 euro në ditë me nji minimum prej 100 euro. Sasi të zvogëlueme me 50% për të mitunit të cilët janë pjesëtarë të familjes së udhëtimit.

Hungaria – 1000 HUF (3.6 euro) për çdo hymje.

Italia – 1 deri ne 5 ditë shumë fikse 269.60 euro / 6 deri në 10 ditë shuma për ditë 44.93 euro / 11 deri 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 51.64 euro + 36.67 euro / 20 ditë fikse + shuma ditore për person: 206.58 euro + 118.79 euro

Latvia – 10 LVL (14 euro) ne dite për qytetaret qe vizitojnë familjare apo miq dhe 30 LVL (42.3 euro) per ata qe prenotojne hotel.

Lituania – 40 euro për çdo dite qëndrimi.

Luksemburgu – Prova të fondeve vlerësohet në baze te rasteve.

Malta – 37 euro për çdo dite te qendrimit.

Polonia – PLN 100 (25.4 euro) për çdo ditë të qendrimit.

Norvegjia – 500 NOK (62 euro) për çdo dite te qëndrimit me miq apo familjare.

Sllovakia – 3450 SKK (114.51 euro) për çdo dite te qëndrimit, shuma ulet 50% për udhëtarë nen 16 vjet.

Sllovenia – 70 euro për çdo dite qendrimi, shuma ulet 50% për të mitunit te cilët janë pjesëtare te familjes se udhëtimit.

Spanja – 57,06 euro në ditë, me nji minimum prej 513.54 euro për person.

Suedia – 360 SEK (38.67 euro) për çdo dite te qendrimit.