Qe sa pare i pranon Kosova prej diaspore n’vit

diasporaaa

Kosova për çdo vit pranon nga 600 deri 700 milionë euro nga diaspora dhe këto mjete duhet me u kanalizue në investime në vendin tonë.

Kështu u tha në konferencën “Diaspora -Investimet dhe Punësimi” t’organizuem nga Oda Ekonomike Gjermao-Kosovare e mbështetun nga GIZ dhe Qendra Informative Gjermane për Migracion, Arsim dhe Karrierë.

Në këtë konferencë u fol edhe për investimet në sektore të ndryshëm në vend me ç`rast u tha se Kosova vazhdon të ketë nji potencial të mirë për investime në agrobiznis, miniera dhe përpunime, industrinë e tekstilit dhe sektor të tjerë.