Qe sa pare mundet me ia marrë Sami Lushtaku shtetit (dokument)

samilushtaku

Edhe pse mbrojtja nuk e ka marrë në konsideratë ende çashtjen e kompensimit, Sami Lushtaku mundet me ia marrë shtetit të Kosovës mbi 24 mijë euro, shkruen gazetametro.net.

Kështu, të paktën, përcaktohet simbas Udhëzimit Administrativ për Kompensim të damit për personat e dënuem apo të arrestuem pa arsye.

E, se nuk ka kërkesë ende për kompensim, e thotë edhe avokati i Sami Lushtakut, Arianit Koci, i cili ka thanë se ‘asgja nuk mundet m’i kompensue 4 vitet e humbuna’.

Gazeta Metro ka ba nji llogari të thjeshtë siç përcaktohet me udhëzim administrativ, në rast se pala kishte me ba kërkesë për m’u kompensue.

Simbas udhëzimit administrativ në kompenzimin e dameve të shkaktueme hyjnë: kompenzimi për damin material simbas nenit 10, kompezimi për pako dhe vizita familjare simbas nenit 11 si dhe kompenzimi moral simbas nenit 12.

Neni-10

Kështu, nëse llogariten që nga fillimi i procesit, që i bjen se janë gjithsej 4 vite, atëherë kompenzimi i dameve të shkaktueme tue përfshi të gjitha pikat e naltëcekuna arrin në 24.300.

neni-1

Ndërsa, nëse llogaritet vetëm kohëqëndrimi në burg prej 2.4 vitesh, i bjen që Lushtakut si kompenzim t’i takojnë 14,150 euro.

neni-12